Meta, vizitë në Zvicër. Pritet nga kryebashkiaku i Bernës dhe kryeparlamentari

18/03/2015 00:00

Kryetari i Bashkisë së Bernës në Zvicër priti kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe delegacionin parlamentar shqiptar, që po zhvillon një vizitë në Zvicër, duke shprehur ndienjat më të ngrohta të miqësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Kryetari i Kuvendit shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Zvicër, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Në Bernë, Ilir Meta u takua edhe me kreun e Parlamentit të Zvicrës, Stephane Rossini. Të dy kryeparlamentarët vlerësuan “miqësinë e ngushtë shqiptaro-zvicerane”.

“Zvicra është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Asistenca dhe investimet zvicerane janë të mirëpritura në vendin tonë”, u shpreh Meta.

Top Channel