Situata në Parlament mbetet e tensionuar, teksa mazhoranca dhe opozita vazhdojnë të përplasen për çështjen “Meta”. Në Komisionin kuvendor të Ekonomisë, Ridvan Bode debatoi ashpër me kryetarin Erjon Braçe, pasi ky i fundit nuk pranoi t’i jepte fjalën jashtë radhe.
“Këtë mënyrë sjelljeje, që e bëni ju këtu, e reflekton ai zotëria atje, që është munduar të bllokojë të gjithë hetimin dhe që e ka shpërthyer situatën e krimit në këtë gjendje”, tha deputeti demokrat Bode.
“Ik e thuaji atij kryetarit tënd të shkojë në Prokurori, sepse nuk është hetuar. Madje e ke denoncuar ti”, reagoi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Braçe.
Ndonëse merr pjesë në mbledhjet e komisioneve, prej ditësh axhenda e opozitës në Parlament është vetëm një. Kërkesa për dorëheqjen e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, i akuzuar nga Tom Doshi, ish-deputet i mazhorancës, se ka paguar për vrasjen e tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi.
Top Channel