Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës
Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar, përmes një deklarate për
mediat, duke e konsideruar sulm politik kallëzimin penal që
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë ndaj kryetarit
aktual të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka.
Pak ditë më parë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kallëzoi kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, drejtoreshën e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Aida Shllaku, shtetasit Sezai Kraja, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie, si dhe shtetasit Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi, që kanë ushtruar po këtë detyrë në periudha të ndryshme kohore.
Sipas IKMT-së, janë disa raste, kur këta shtetas me funksione të larta publike kanë shkelur parashikimet e detyrueshme ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.
Top Channel