Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje njësitë anti-eksploziv të kryeqytetit, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.
Uniformat blu janë sinjalizuar nga qytetarët, të cilët kanë parë me dyshim një qese të mbështjellë me letër ngjitëse, të hedhur pranë një dyqani, jo larg zyrave të Prokurorisë së Tiranës.
Agjentët e policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendin e ngjarjes dhe kanë ekzaminuar qesen e gjetur. Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se brenda plastmasit ka pasur vetëm mbeturina dhe rrjedhimisht alarmi ka qenë i rremë.
Vetëm një javë më parë një alarm i ngjashëm vuri në lëvizje strukturat policore të kryeqytetit, pas gjetjes së një çante tek parku “Rinia”.
Bëhej fjalë për një çantë blu sportive, që pas shpërthimit të kontrolluar nga forcat xheniere rezultoi të kishte brenda gazeta e letra dhe asnjë lëndë shpërthyese.
Policia nisi hetimet për ngjarjen dhe pak orë më vonë ndaloi një student, i cili ishte dhe i zoti i çantës së braktisur.
Top Channel