Shqipëri-Kosovë, marrëveshje për mediat audiovizive

07/03/2015 00:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive të Shqipërisë dhe Komisioni i Pavarur i
Mediave në Republikën e Kosovës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi,
përmes së cilës synohet promovimi dhe bashkëpunimi reciprok në fushën e
rregullimit audioviziv.

Adnand Merveci, nga Komisioni i Medias në Kosovë shpjegoi detaje të marrëveshjes mes dy vendeve.

“Kjo marrëveshje përmban një seri aktivitesh dhe të punëve që do t’i koordinojnë në të ardhmen. Eshtë aspekti teknik që ka të bëjë kryesisht me koordinimin e frekuencave radiodifuzive që duhet të shfrytëzohen. Çështje tjetër është edhe çështja e aspektit programor, harmonizimit pse jo, edhe këmbimit të përvojave të dyanshme”, tha Merveci.

Ndersa, kreu i AMA-s ne Shqiperi, Gentin Sala vleresoi institucionin e Kosoves, duke e cilesuar si me te konsoliduar se Autoriteti Audiovizual në Shqipëri.

“Eshtë një marrëveshje, për të cilën falenderimin kryesor ia detyrojmë mediave. Mediat janë ato që na kanë detyruar të bashkëpunojmë, janë ato që kanë ecur para rregullave formalë të legjislacionit dhe të cilave ne i detyrojmë një përkushtim sa më të madh”, tha Sala.

Sipas marreveshjes, nje grup i perbashket do te mblidhet dy here në vit për të ndjekur zbatimin e saj, ndërkohe që si formë e bashkepunimit jane parashikuar pjesemarrja e eksperteve ne takime dhe iniciativa ne fushen e mediave audiovizive.

Top Channel