“Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë”, zëvendëskryeministri belg pret ministrin Hoxha: Pres me padurim të vizitoj Tiranën, Shqipëria drejt BE
Partia Demokratike akuzoi sërish këtë të shtunë qeverinë se ka braktisur
qytetarët, ndaj sipas sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida
Duma, ftesa për protestën e 12 marsit, bëhet akoma më e rëndësishme.
“Aktet e dëshpëruara të qytetarëve të braktisur nga qeveria, janë një akuzë e drejtpërdrejtë për Edi Ramën dhe Ilir Metën, të cilët janë përfshirë në luftën për pushtet, për influencë, për territore dhe para. Edi Rama dhe Ilir Meta e bandat e tyre, po u thonë çdo ditë qytetarëve se ata janë aty për axhendën personale, për të ndarë tendera, për të ndarë tortën e pushtetit, dhe nuk janë aty për të shërbyer. Partia Demokratike dhe qytetarët, do të jenë të enjten me 12 mars, e çdo ditë, aty ku duhet, në këmbë, në ballë të protestës, për ta ndalur të keqen. Kjo e keqe duhet shkulur nga rrënjët, përpara se të marrë jetë të tjera njerëzish”, tha Duma.
Të enjten e ardhshme, opozita ka paralajmëruar nisjen e protestave në vend. Vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dhe drejtuesve të degëve të saj në rrethe.
Top Channel