Tahiri: Deklarova atë që kam thënë publikisht

06/03/2015 00:00

Për çështjen “Doshi”, për disa orë me radhë, qëndroi para grupit të
hetimit edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në fakt ka qenë
edhe personi që ka qëndruar më gjatë.

Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri tha për gazetarët: Unë thashë gjithçka jam vënë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe. Ua thashë prokurorëve, duke shpresuar që kjo që bëj unë, që bëjmë ne të gjithë, është ndihma më e madhe për t’i dhënë kohën e duhur dhe mundësitë e duhura Prokurorisë që të bëjë hetime të plota dhe të zbardhë gjithçka lidhur me këtë ngjarje. Mua më vjen shumë keq që publiku është ngarkuar me këtë rrëmujë, po është koha për të lënë institucionin që të flasë”.

Top Channel