Mediu: Tahiri mashtron, Skënderi nuk ka qenë shoferi im

04/03/2015 00:00

Fatmir Mediu reagoi pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm, i cili përmendi emrin e Fatjon Skënderit dhe e cilësoi atë si ish-shofer të kreut të Partisë Republikane. Mediu tha se Tahiri mashtron në këtë rast, pasi personi në fjalë ka qenë shofer në Partinë Republikane, por në vitet 1991-1993.

“Në mënyrë krejtësisht pa turp, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përpoq që këtë ngjarje ta lidhë edhe me emrin tim duke deklaruar se personi Fatjon Skënderi ka qenë ish-shofer i Fatmir Mediut. Përsa më sipër deklaroj se Fatjon Skënderi ka qenë shofer pranë Partisë Republikane në vitin 1991 dhe është larguar në vitin 1993. Në vitin 1991-1997 Kryetar i Partisë Republikane ka qenë zoti Sabri Godo, prandaj deklarata e Saimir Tahirit se Fatjon Skënderi ka qenë ish-shofer i Kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një manipulim dhe mashtrim i opinionit publik”, deklaroi Mediu.

Top Channel