“Nuk do ju tradhtoj kurrë”/ Rama në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë: Mbase nuk keni dëgjuar akoma që ha fëmijë Deputeti që bëri publik deklaratat që trazuan politikën shqiptare, ka reaguar sërish në rrjetet sociale në përforcim të akuzës së tij ndaj Ilir Metës, duke i shtuar madje edhe një tjetër, vendosjen e eksplozivit ndaj ati që Tom Doshi e quan dëshmitari kyç.
Eksplozivin makinës së tij pak dite më parë Doshi thotë e kanë vënë bandat e Ilir Metës. Në një postim të gjatë në profilin e tij, Tom Doshi ngre pyetjen: përse institucionet nuk reaguan 6 muaj më parë kur ai kishte njoftuar për këtë tentativë Prokurorin e Përgjithshëm, Kryeministrin, Ministrin e Brendshem e madje dhe vetë Ilir Metën.
“Më quanin vëlla dhe mik, dhe më lanë të vritesha në pabesi”, shkruan Doshi.
Doshi nuk e konsideron shantazh ndaj Kryeministrit gjestet në parlament, por ajo që i thotë se ka kërkuar është mbrojtja e jetës së tij dhe familjes nga një krim që ai shton se po kërkon ta kryeje kryetari i parlamentit.
Tom Doshi thotë më tej se është takuar për këtë çështje me Kryeministrin në datën 30 gusht, të cilin e citon të ketë thënë: “Të ka shpëtuar Zoti Tomë! Çoje të penduarin tek Saimir Tahiri të bëj denoncimin dhe t’ja tregojmë vendin Metës”.
Deputeti i Shkodrës shkruan se e ka takuar të porositurin për krim me Ministrin Tahiri dhe është regjistruar dëshmia e tij, por ai ngre pikëpyetjen për mosveprimin dhe dyshimin se Ilir Meta i ka ofruar pazar.
Tom Doshi e paralelizon këtë situatë me atë të katër viteve më parë, kur Ilir Meta u akuzua për korrupsion dhe sipas tij ishte Sali Berisha që e shpëtoi nga burgu për të mos rrëzuar qeverinë.
“Ilir Meta sot e ka vënë Edi Ramën në të njëjtën pozitë kriminale”, thotë Doshi, për të cilin Kryeministri bëri zgjedhjen më të lehtë; mbrojti krimin për të mos i rënë qeveria.
Për deputetin e Shkodrës nëse Edi Rama do të kishte pranuar të shkonte në zgjedhje të parakohëshme ai do të kishte fituar.
“Populli e di që Rama i ka pasur krahët e lidhura nga LSI dhe bandat e tyre”, shkruan Doshi duke i bërë thirrje Ramës të distancohet nga ato që quan “kthetrat e Ilir Metës”.
Top Channel