Basha: Njolloset emri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

29/01/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në
Facebook reagoi për ngjarjen e ndodhur në Spanjë, ku në një helikopter
që transportonte drogë ndodhej edhe një major i Forcave tona të
Armatosura.

“Përfshirja e efektivit të Forcave të Armatosura në trafikun ndërkombëtar të drogës ashtu si avionët e droges nje vit me pare ne aeroportin ushtarak te Gjadrit, njollosin rende emrin e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shqiperise ne arenën ndërkombetare.Paaftesia per te zbuluar trafikun ne zemer te vendit dhe te institucioneve tradhton syshkeljen qeveritare ndaj narkotrafikut. Keto fakte dhe pasioni per emerimin e boseve te krimit dhe droges ne parlament, qeveri dhe administrate publike jane kembanat e perballjes me kriminalizimin e shtetit shqiptar.Kjo eshte fytyra e te keqes, qe te gjithe se bashku duhet ta shkulim me rrenje”, shkruan Basha.

Top Channel