Martesa është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetën e një personi. Por, jo pak njerëz dorëzohen dhe nuk e çojnë deri në fund, rrugën e zgjedhur me njeriun e zemrës. Mort Fertel e ka recetën e një martese të suksesshme. Ai është një nga autoritetet botërore të psikologjisë së marrëdhënieve dhe ka një reputacion ndërkombëtar për shpëtimin e martesave.

1. Harrojini problemet

Një nga sekretet e një martese të suksesshme është të qëndroni larg nga problemet tuaja. E gjithë energjia juaj duhet të përqëndrohet në aktivitetet e veçanta për të ndërtuar marrëdhënien. Në qoftë se ju bëni këtë, shumica e problemeve tuaja do të zhduken, rreziku i divorcit do të largohet dhe njerëz të tjerë, qe presin te pushtojne martesen tuaj, do të bëhen të parëndësishem.

2. Bisedo dhe prek

Flisni dhe prekeni fizikisht njëri-tjetrin çdo dite. Flisni me bashkeshortin/en çdo dite per endrrat, friken dhe pasigurite tuaja. Flisni per diten qe kaluat dhe situatat e kendshme – apo jo – qe perjetuat. Mbushe martesen tende me disa nga keto momente çdo dite dhe marredhenia juaj do filloje te ndryshoje.

3. Të japësh

Per te krijuar nje martese te qendrueshme dhe te gjate ne kohe, ju duhet te zgjidhni ne fillim veprimet e dashurise, me pas vijne ndienjat. Bëni dhurata, që të përfaqësojnë rëndësinë dhe prezencën e personit. Kur i jepni dikujt nje dhurate, e cila thote “une te njoh, te kuptoj”, ai njeri do te shkrihet nga kenaqesia.

4. Tw pwrfshihesh

Kultura e diteve te sotme promovon shume pavaresine, por nje martese e forte kerkon nje levizje nga “Une” drejt “Ne”. Dashuria kerkon te kalosh kohe se bashku dhe te jesh i perfshire ne jeten e njeri-tjetrit.

5. Behu ndryshimi, qe do të doje te shihje

Ndër pyetjet më të shpeshta që drejtojnë njerëzit është “si mund ta bëj bashkëshortin apo bashkëshorten të ndryshojë”? Sa me shume t’i nxisni, t’i detyroni, t’i urdheroni apo t’u pergjeroheni, aq me pak do te ndryshojne? ata. Dëshira për ndryshim duhet të vijë së brendshmi, sepse të gjithë e duan një martesë të shkëlqyer.

6. A jam martuar me njeriun e duhur?

Te biesh ne dashuri eshte shume e thjeshte. Por, pasi kalojne disa vite martese, euforia e dashurise zbehet. Nese vertet doni te divorcoheni, duhet ta dini thelle ne zemren tuaj, se ju bete gjithçka qe ishte e mundur per ta bere ate te funksiononte.

7. Dashurohuni

Çeshtja kryesore ne nje martese nuk eshte si t’i zgjidhesh problemet, por si te krijosh dashuri. Ndërtimi i dashurisë do të zgjidhë problemet tuaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB