Norvegji, policia gjobit vrasësin me pagesë pasi nuk bëri detyrën

15/01/2015 00:00

Policia norvegjeze ka gjobitur një të ri pasi ishte ofruar të merrte përsipër një kontratë për vrasjen e dikujt tjetër, por që nuk kishte ndërmend ta kryente misionin.

21-vjeçari kishte pranuar të merrte para’ për të vrarë një 17-vjeçar. Paratë i ishin ofruar nga një tjetër 21-vjeçar, i cili e donte të vdekur të riun pasi ky i fundit kishte refuzuar një lidhje me të.

Fatmirësisht, policia arriti ta zbulonte planin, por nuk ishte në gjendje të vërtetonte se “vrasësi me pagesë” do e përmbushte misionin e tij dhe për këtë arsye e gjobitën 1000 dollarë me akuzën e mashtrimit.

Ndërkohë, ai që pagoi për vrasjen e 17-vjeçarit u dënua me 2 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB