
Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit festuan ditën e Ujit të Bekuar.
Kisha e Shën Gjergjit organizoi hedhjen e kryqit në ujë.
Procesioni ka nisur me meshen ne kishe dhe me pas vargu i gjate i besimtarëve i është drejtuar shatervanit ne sheshin ‘Europa’, ku si per çdo vit tjeter ndiqet hedhja e kryqit ne uje.
Ne praninë edhe te qindra besimtareve ortodoksë, si dhe te qytetareve te tjere eshte ndjekur edhe momenti e hedhjes se kryqit ne uje, nga At Ilia Bita. Megjithe temperaturat e uleta, disa te rinj jane hedhur ne uje per te marre kryqin dhe me pas shperblimin.
Ka qene 11-vjeçari Athanas Davidhi ai që ka nxjerre kryqin nga uji. Ai i ka dorezuar kryqin At Ilia Bites i cili edhe e ka bekuar.
Mungesa e detit dhe e lumit ne qytetin e Lushnjes nuk i ka penguar besimtaret ortodokse te festojne diten e Ujit te Bekuar. Prifti i kishes se Shen Marise, At Ilia, ka bekuar ujin ne enen e pagezimit si dhe te një autoboti brenda në oborrin e kishës.
Ne kishen e Shen Marise festimet kane nje tjeter domethenie. Ketu banoret te te gjitha besimeve fetare, e festojne kete dite se bashku.
Ritet te cilat kane nisur qysh heret ndiqen ne kishen e vjeter te qytetit.
Edhe në Durrës besimtarët e krishterë kanë përkujtuar Ditën e Ujit të Bekuar. Pas meshës së Epifanisë të zhvilluar në Kishën e Shën Astit dhe Shën Pavlit, qindra besimtarë ortodoksë iu drejtuan portit detar të Durrësit për të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit të drejtuar nga At Nikolla.
Kryqi, simboli i kësaj dite u kap nga nga studenti i Teologjisë Adion Gjoni nga Këmishta e Lushnjes.
Ai merr me vete bekimet e kësaj dite të veçantë, që përkon me ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.
Në ceremoninë e shenjtërimit simbolik të ujërave, që përcjell mesazhin e shpëtimit dhe të domosdoshmërisë së pagëzimit për çdo besimtar, marrin pjesë dhe qytetarë e besimtarë të feve të tjera, dëshmi e tolerancës dhe bashkëjetesës së vazhdueshme fetare.
Top Channel