Kosovë, Gjykata e Apelit bën bilancin. Mbi 12.300 çështje në vit

23/12/2014 00:00

Gjykata e Apelit në Kosovë gjatë vitit 2014 ka pranuar 12 mijë e 322 çështje. Bilancin ligjor e bëri në konferencën përmbyllëse të fundvitit kryetari i kësaj gjykate, Salih Mekaj.

“Këtë vit kemi pranuar 12.322 çështje, 7.286 i kemi trashëguar nga viti paraprak, ndaj gjithësej kemi pasur 19 mijë e 611 raste, që bie që çdo gjyqtar të ketë pasur rreth 600 çështje brenda vitit. Secili prej tyre ka zgjidhur rreth 345 çështje, që është mbi normativat e përcaktuara për departamentet e gjykatës sonë dhe të gjykatave të Kosovës në përgjithësi”, deklaroi Mekaj.

Plotësimi i numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit është një ndër sfidat e kësaj gjykate, si pasojë e mosfunksionimit të Këshillit Gjyqësor. Kjo ka ndikuar më së shumti në zgjidhjen e lëndëve civile.

“Në aspektin e efikasitetit jemi aty ku duhet, me përjashtim të çështjeve civile, fluksi i të cilave është jashtëzakonisht më i madh se numri i gjyqtarëve që kemi. Ne kemi një konkurs të hapur për 8 gjyqtarë që duhet të vijnë në gjykatën tonë, por duke qenë se Këshilli Gjyqësor nuk ka qenë funksional për rreth 5 muaj, ky konkurs ka mbetur i bllokuar”, nënvizoi Mekaj.

Salih Mekaj tha se kthimi i të gjitha lëndëve civile dhe disa penale nga EULEX-i pas miratimit të paketës së ligjeve për kompetencat e gjyqtarëve të misionit evropian ka vënë edhe më shumë në dukje mungesën e gjyqtarëve, pasi që tani kolegjet gjyqësore funksionojnë me 2 gjyqtarë vendorë dhe 1 ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit në Kosovë, e cila funksionon prej dy vjetësh, ka gjithësej 5 departamente. Ndërsa si më të sukseshmet për këtë vit u vlerësuan

Top Channel