Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën Shqiperia dhe Britania nënshkruan të enjten në mbrëmje në Londer një
memorandum bashkëpunimi kundër trafikimit të qënieve njerezore.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ne takimin me homologen e tij britanike Teresa May, kerkoi edhe shkurtimin e procedurave te trajtimit te kerkesave per azil nga azilkerkuesit shqiptar dhe theksoi angazhimin e Shqiperise per zbatimin e marreveshjes se ripranimit te azilkerkuesve qe kthehen nga Britania.
Top Channel: Zoti Tahiri, sa keni mbaruar me ministren May. Keni nënshkruar edhe një marrëveshje për antitrafikun. Cilat janë detajet e kësaj marrëveshjeje?
Tahiri: E sigurova ministren për angazhimin tonë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe për reformat që kemi ndërmarrë, si nga pikëpamja e forcimit të kontrollit në kufi, ashtu dhe nga pikëpamja e përcaktimit të protokolleve të standardizuara për identifikimin dhe luftën kundër viktimave të mundshme të trafikimit. Ashtu siç i bëra me dije rezultatet tona të deritanishme në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, luftën kundër territorizmit.
Top Channel: Në Britaninë e Madhe ka një numër të madh shqiptarësh që vijnë ende dhe kërkojnë azil. Çfarë i kërkuat homologes tuaj britanike për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të tyre, të atyre që vijnë në Britani të Madhe që kërkojnë azil politik?
Tahiri: Shfrytëzoj këtë rast për ta bërë me dije dhe për t’i bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të frenohen nga çdo iniciativë për të shkelur në vendet e Bashkimit Europian me kërkesa për azil sepse nuk do të pranohen. Nga ana tjetër i kërkova ministres të shkurtojmë procedurat e trajtimit të kërkesave për azil pasi zgjatja në kohë e përpunimit të procedurave dhe e verifikimit shërben si një lloj ftese për ata që duan, qoftë edhe të kalojnë atë periudhë kohe që është shkurtimi i kërkesës, ta kalojnë në Britaninë e Madhe apo në vendet e tjera të Bashkimit Europian. Ministrja më siguroi që janë duke i parë procedurat e vlerësimit të kërkesave për azil nga Shqipëria, me qëllim klasifikimin e Shqipërisë, si një vend nga i cili nuk priten kërkesat për azil dhe shkurtimin e kohës së procedurës, në mënyrë që ne të procedojmë menjëherë me rikthimin e shtetasve që vijnë dhe kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.
Top Channel