“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Rreth 31 plane të miratuara vendore të qyteteve të mëdha do të
rishikohen si pasojë e ndarjes së re territoriale nga 374 në 61 njësi
administrative. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të
Territorit thotë se këto plane nuk mund të zbatohen pasi territoret e
bashkive tashmë shndërrohen nga urbane në urbane dhe rurale.
“Nëse Tirana do të ishte ky territori i madh para fillimit të proceseve planifikuese të qytetit dhe komunave përreth nuk do të kishim këtë zhvillim urban përgjatë unazës së madhe. Aktualisht nuk arrijmë të dallojmë ku është qendra urbane dhe ku ajo rurale e Tiranës dhe një planifikim i një territori më të gjërë do të bëjë të mundur të rregullojë gabime” tha Adelina Greca, Drejtore e AKPT-së.
“Vërtetë kompetencat janë të ndara, por shteti ka patur mekanizmat që projektet të vihen në funksion sic është rasti i Fondit të Zhvillimit Rajoneve, ku qeveria ka vënë në dispozicion 100 mln dollarë për ndërhyrje urbane në qendrat në qendrat kryesore urbane në vend”, deklaroi Nertil Jole Drejtor Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni kërkoi përfshirjen e sa më shumë aktorëve në proceset planifikuese të territorit.
“Si ne mundet që çështjet e planfikimit urban t’i njohin sa më shumë qytetarë duke i përfshirë ata në proces për të kuptuar impaktin dhe rëndësinë që ka për jetën e gjithsecilit”, tha Ministrja Gjermeni.
Top Channel