Lushnjë-Fier, rruga e lënë në mes, mungojnë mbikalimet

03/12/2014 00:00

Rruga Lushnjë-Fier është një nga akset me numrin më të madh të
aksidenteve të kalimtarëve. Kjo, për shkak se në të mungojnë mbikalimet
për mjetet.

Konstruksionet jane ndertuar por investimi eshte lene ne mes nga ndertuesi qe tashme ka vite qe eshte larguar. Si zgjidhje eshte gjetur ndertimi i kryqezimeve ne nivel, të cilat janë bërë burim i vazhdueshem aksidentesh tepër të renda.

Fermeret e kane te pamundur te kalojne kafshet dhe prodhimet e tyre dhe detyrohen te ecin ne rruge, ndersa nenkalimet e pakta jane gjithmone te permbytura nga uji per shkak te menyres aspak funksionale me te cilat jane ndertuar. Me te rrezikuarit jane banoret qe jetojne në të dyja anët e rrugës.

Rruga duhet të kishte sipas projektit katër mbikalime, nënkalime funksionale, ndërsa mungojnë rrugët dytësore. Por edhe ajo që quhet karrexhatë, është shume e ngushtë dhe e bën te rrezikshëm kalimin e këmbësoreve.

Top Channel