Vrasja e Muratajt, identifikohet një nga autorët

02/12/2014 00:00

Policia e Durrësit identifikoi një nga autorët e vrasjes së 50-vjeçarit Leonard Murataj.

Bedri Haka është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasje të një shtetasi.

Pronari i një lokali në qendër të Durrësit ka mbetur i vrarë me armë zjarri, gjatë një atentati që ndodhi mbrëmjen e 18 nëntorit.

I njohur si person me precedentë penalë të mëparshëm, Leonard Murataj, 50 vjeç, humbi jetën nga plagët e shkaktuara nga një arme zjarri, që u derdh me breshëri mbi të.

Viktima njihej si mik e më pas rival i Lulzim Berishës, një nga emrat e njohur të botës së krimit në Durrës. Ndaj Muratajt, që nga viti 1999 e më pas, kanë rënduar akuzat e vrasjes, përfshirë dhe atë të një funksionari publik, pengmarrjes dhe armëmbajtjes pa leje, por megjithatë në asnjë rast drejtësia nuk e ka shpallur fajtor për krimin e vrasjes.

Top Channel