“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
nisën nga Kruja projektin kombëtar të pyllëzimit, i cili parashikon
mbjelljen e 500.000 pemëve në të gjithë Shqipërinë.
Jo pa qëllim është zgjedhur nisja e projektit nga Kruja, e cila është prekur nga një shkatërrim masiv i kurorës së gjelbër nga guroret dhe furrat e gëlqeres.
Janë 30 hektarë në këtë qytet ku do të mbillen pemë duke nisur nga zona e Krastës. E nisim këtë projekt, tha ministri Koka, nga kjo zonë tejet e degraduar nga shfrytëzimi ndër vite pa kriter i guroreve, të cilat do të shndërrohet në një zonë të gjelbëruar dhe të bukur. Kryeministri Edi Rama foli për rëndësinë që i jep Qeveria mjedisit.
“Janë 500 mijë fidanë që mbillen në këtë sektor. Eshtë projekti i parë masiv rehabilitues i gjelbërimit në Shqipëri”, tha Rama.
Nga kjo zonë e kthyer në kryeqendrën e guroreve dhe furrave të gëlqeres, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në Kodin e Penal për ata të cilët do të vijojnë hapjen e të tilla bizneseve.
“Do të marrim masa në Kodin Penal, sepse nuk është e mundur ndryshe. Nuk marrin vesh ndryshe, njerëz që janë mësuar të abuzojnë dhe të korruptojnë vite të tëra”, tha Rama.
Top Channel