Burg pa afat të akuzuarve për përdhunimin e çiftit

02/12/2014 00:00

Burg pa afat është masa e sigurisë që Gjykata e Shkallës së Parë në Fier
vendosi për dy barinjtë që grabitën dhe përdhunuan çiftin nga Fieri në
pyllin e Semanit.

Seancat per masen e sigurise u zhvilluan veçmas dhe nen masa te rrepta sigurie. Perpara gjykateses Irida Hysi, njeri prej dy perdhunuesve, Shaban Skeja, u shpreh i penduar ndersa ne polici ka pranuar se ka perdhunuar vajzen 20-vjeçare.

Te njejten gje beri edhe i ndaluari tjeter, 20-vjeçari Endri Goga. Ngjarja ndodhi rreth 2 muaj me pare ne pyllin e Semanit, ku 28 vjecari V. M dhe e fejuara e tij 20 vjeçe A. E.  kishin dale shtetitje.

Dy barinjte e kercenuan me arme per t’i marre shumen prej 10 mije lekesh dhe aparatet e telefonave celulare. Pasi i lidhen, ata perdhunuan 20-vjeçaren.

Per shkak te aktit te turpshem çifti ne fillim denoncoi vetem grabitjen. Autoret u arrestuan diten e shtune teksa pergatiteshin te kryenin nje tjeter grabitje ne zonën e Semanit.

Top Channel