Rama: Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësisë

28/11/2014 00:00

Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka vonuar të urojë shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar të gjithëve festën e Pavarësisë së Shqipërisë”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu, zoti Rama ka njoftuar edhe mbajtjen të shtunën mbrëma të Festivalit të Dritave. “Festivali i parë i Dritave në Shqipëri ndez nesër mbrëma Tiranën”, ka bërë të ditur kryeministri.

Gjatë ditës shefi i qeverisë do të jetë i angazhuar në aktivitete të ndryshme, si në Tiranë ashtu edhe në qytetin e Vlorës, ku 102 vjet më parë u ngrit dhe flamuri nga Ismail Qemali. Në nder të kësaj figure në qytetin bregdetar do të mbahen homazhe.

Top Channel