“Liria është frymëzimi ynë”

28/11/2014 00:00

Në kuadër të festave të nëntorit, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin “Liria është frymëzimi ynë”, i cili u mbajt në Universitetin e Arteve.

Nën dirigjimin e Petrika Afezollit u vunë në skenë vepra nga artistët dhe kompozitorët më të mirë shqiptarë si Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro dhe Avni Mula.

Po ashtu, në koncert kënduan solistë të njohur shqiptarë, por edhe të ardhur nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.

Top Channel