Tiranë, INUK shemb me eksploziv ndërtesën 5-katëshe

27/11/2014 00:00

INUK është detyruar të përdorë lëndët eksplozive për shembjen e një ndërtese shumëkatëshe në Tiranë. Një pallat pa leje, ngritur pranë Unazës së Re u hodh në erë mesditën e së enjtes pasi pronari i tij nuk zotëronte asnjë lloj dokumentacioni.

INUK përdori ekzplozivin për të hedhur në tokë ndërtesën për shkak se nuk pati mundësi të tjera teknike për ta shembur me mjetet e rënda për shkak të madhësise së ndërtesës dhe konstruksionit të saj me beton.

Ndërtesa nuk kishte asnjë dokumentacion, por përvec kësaj ndodhej edhe në mes të rrugës së re që do të lidhe Unazën e Re me Kasharin.

Pas shpërthimit një re e madhe tymi përshiu zonën, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë dëmtim të ndërtesave përreth.

Top Channel