Tekstet e historisë së arsimit parauniversitar do të rishkruhen. Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla ka kërkuar nga historianët që të rivlerësojnë ngjarjet historike përmes një analize shkencore, ku një vend të rëndësishëm do t’i jepet marrëdhënieve me fqinjët.

Ministrja Nikolla ka kërkuar nga historianët që pa asnjë ndikim politik të rishkruajnë të vërtetën mbi Luftën e Dytë Botërore e konkretisht luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare.

Këto deklarata Ministrja Nikolla i bëri gjatë një konference shkencore me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit.

Top Channel