Menjëherë pas gjendjes së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në disa zona të vendit, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi, u mblodh grupi koordinator në Kryeministri, i cili po ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme.
Në përbërje të grupit janë: ministri i Punëve të Brendshme; ministri i Energjisë dhe Industrisë; ministrja e Mbrojtjes; ministri i Bujqësisë dhe ministri i Shëndetësisë.
Prej disa orësh, në zonat e rënduara si pasojë e reshjeve të forta ndodhet ministri i Bujqësisë, i cili po ndjek situatën në terren.
Gjithashtu, në terren janë angazhuar forca dhe mjete logjistike të ushtrisë, për t’i ardhur në ndihmë shtabeve të emergjencave civile të ngritura në çdo qark.
Grupi koordinator po monitoron orë pas ore të dhënat e ardhura nga të gjitha shtabet e emergjencave civile të çdo qarku dhe siguron qytetarët e zonave të prekura që janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura, për të përballuar çdo situatë eventuale.
Top Channel