Djali i Arnold Schwarzenegger dhe Miley Cyrus

13/11/2014 00:00

Disa javë pas përhapjes së lajmit se ata po shoqëroheshin sërish së bashku, Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger ‘i hedhin benzinë’.

Këngëtarja dhe djali i aktorit Arnold Schwarzenegger u fotografuan në një kinema në Hollyëood duke biseduar së bashku.

Shkas për daljen e tyre në publik u bë filmi i ri i Kristen Stewart dhe Julianne Moore “Still Alice”, ku e ëma e Patrick, Maria Shriver është producente.

Mediat rozë në Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh kanë shkruajtur për një rikthim të romancës mes dy 21-vjeçarëve, të cilët në 2011 kanë patur një lidhje të shkurtër.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel