Filmi “Bota”, pas suksesit në Europë, premierë në Tiranë

12/11/2014 00:00

Filmi “Bota” vjen premierë në Tiranë. Pas një prezantimi të suksesshëm nëpër festivale filmi në Europë, filmi me regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit prezantohet të enjten për publikun e kryeqytetit.

“Bota” rrëfen Shqipërinë e ditëve të sotme, fokusohet në jetën e një komuniteti të vogël të ish-të përndjekurve politikë, të harruar nga koha buzë një kënetë në Lushnje.

Skena ku regjisorja Iris Elezi ka vendosur filmin e saj është Adriatiku i Lushnjes, një fshat i vogël e i largët, ku familjet e tre personazheve kryesorë, Juli, Beni dhe Nora, që kanë mbetur aty që prej internimit të ish-regjimit.

Në skajet e tij gjendet një kënetë dhe pranë saj kafeneja magjepsëse “Bota”. Megjithatë, shpirti i vërtetë i saj është Juli, në fund të 20-ve, kamariere dhe kushërirë e Benit. Juli ëndërron të largohet për të ndjekur rrugën e artit, por qëndron për t’u kujdesur për të gjyshen, Nojën, të vetmen pjesëtare në familje që i ka mbetur.

Aktorët protagonistë të filmit janë Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Guljem Radoja dhe Alban Ukaj.

Filmi “Bota” pati premierën botërore në festivalin prestigjioz të “Karlovy Vary”-t, që u zhvillua në Çeki, në datat 4-12 korrik 2014, ku u prezantua në garën “East of the ëest”. Në edicionin e 49-të festivalit, “Bota”, me produksion shqiptar, kosovar dhe italian, mori çmimin “Fedeora”.

Ky film është prezantuar me sukses edhe në Gjermani, Islandë dhe Finlandë.

Top Channel