Dita e Veteranëve, Bruce Springsteen provokon

12/11/2014 00:00

Rihanna, Carrie Underwood dhe Bruce Springsteen ishin emrat që kënduan në një “Koncertin e Vlerave”, një koncert në nder të veteranëve të luftës në ditën kushtuar këtyre të fundit në Uashington.

Por ndërsa Rihanna dhe Carrie ndezën publikun me ritmin e tyre dhe më pas përcollën mesazhe ndërgjegjësimi për nevojat e kësaj kategorie të shoqërisë amerikane, ai që ndezi debatet ishte Bruce Springsteen.

Springsteen iu bashkua në skenë Dave Grohl dhe Zac Brown Band në këngën “Fortunate Son”, një këngë që kundërshton luftën.

“Lërjani Hollywood-it të kritikojë ata që i shërbejnë këtij vendi” apo “Më duket mua apo nuk është kënga e duhur për t’u kënduar në këtë koncert?!”, ishin një pjesë e reagimeve në rrjetet sociale.

Top Channel