“Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë ‘made in Albania”, Rama: Kemi bërë porosinë për ruajtjen më të sofistikuar kundërajrore
Kryetarët e Parlamenteve të Europës Juglindore janë mbledhur paraditen e së shtunës në Tiranë për takimin e tetë të Grupit të Punës së AP-së së SEECP-së (Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).
Në këtë takim marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve anëtare të kësaj Asambleje si: Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Kosova.
Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha se është e “domosdoshme që vendet që janë pjesë e SEECP-së të shkojnë të gjitha drejt BE-së”.
“Duhet të punojmë ngushtë me ato vende që synojnë integrimin. Është shumë e rëndësishme që të konkretizojmë të gjitha projektet e përbashkëta”, theksoi zoti Meta.
Top Channel