“Më dukej sikur më kishin shkulur zemrën nga vendi”

07/11/2014 00:00

Në një libër autobiografik të titulluar “True Love” (Dashuri e vërtetë), Jennifer Lopez ka përshkruar si është ndjerë pas ndarjes nga aktori Ben Affleck para 10 vitesh.

45-vjeçarja theksoi në promovimin e librit se ndarja nga Affleck në vitin 2004, vetëm disa muaj para se të martoheshin, ishte një tmerr për të: “Më dukej sikur më kishin shkulur zemrën nga vendi. Kam pasur momente të këqia dhe ndarje, por kurrë nuk isha ndjerë kaq keq. Ndihesha e shkatërruar, ndoshta sepse lidhja jonë ishte bërë shumë publike.”

Më tej, këngëtarja latine shtoi: “Ndjeja se kisha gjetur njeriun e duhur dhe mendoja se mund të funksiononte mes nesh, por nuk ishte e shkruar.”

Jennifer Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony vetëm disa muaj pas ndarjes nga Ben Affleck, por kjo martesë përfundoi me divorc këtë vit.

Top Channel