Robert Downey Jr., baba për herë të tretë

05/11/2014 00:00

Robert Downey Jr. është bërë baba për herë të tretë pasi bashkëshortja e tij Susan ka sjellë në jetë një vajzë, e cila do të jetë motra e vogël e djalit Exton, 2 vjeç. Gjithashtu, aktori 49-vjeçar ka edhe një djalë 21-vjeçar nga martesa e tij e mëparshme me aktoren Deborah Falconer.

Protagonisti i sagës ‘Iron Man’ është njohur me bashkëshorten e tij aktuale në sheshxhirimin e filmit ‘Gothika’ në vitin 2003 dhe i jep asaj meritën për kapërcimin e problemeve të tij me varësinë nga droga dhe alkooli.

“Është e vërtetë shprehja që pas një burri të madh është një grua e jashtëzakonshme. Suksesi im është meritë e gruas”, ka thënë Robert Downey Jr.

Top Channel