Itali – Shqipëri, luftë mafias. Memorandum mes prokurorive

05/11/2014 00:00

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ai i Antimafias italiane
Franco Roberti nënshkruan një memorandum bashkëpunimi kundër krimit të
organizuar.

Pas takimit Llalla tha per mediat se, trafikantet duhen goditur ne asetet e tyre financiare.

“Prokuroria shqiptare, nga viti në vit, ka rritur ndjeshëm numrin e konfiskimeve të pasurive të paluajtshme, apo llogarive të ndryshme bankare, të personave të përfshirë në veprimtari kriminale. Nga ana tjetër, institucioni i Prokurorisë shqiptare, është i qartë tashmë se për të goditur në thelb krimin e organizuar, ai duhet ndëshkyar tek burimet e tij financiare. Dhe në këtë aspekt, partnerët tanë italianë, kanë një përvojë tashmë të konsoliduar, përvojë e cila shërben si pikë orientimi edhe për Autoritetet Shqiptare”, tha Llalla.

Ndersa kreu i Antimafias u shpreh se, organizatat kriminale po zhvillohen dhe egersohen ndaj Italia dhe Shqipëria duhet te intensifikojne luften e tyre.

“Ne këto vite edhe organizatat kriminale janë zhvilluar më tej, janë egërsuar edhe më tepër. Ato  veprojne ne aspekt ndërkombëtar, pavarësisht se kryejne aktivitit në dy vendet tona si në Itali dhe në Shqipëri. Pikërisht duke marrë shkas nga këto zhvillime, ja ku gjendemi sot për të vijuar luftën tonë ndaj kriminalitetit me këtë marrëveshje bashkëpunimi. Vetëm duke punuar së bashku mund të shmangim presionin nga organizatat kriminale”, tha Roberti.

Memorandumi i pare i bashkpunimit midis dy vendeve eshte firmosur ne vitin 1997.

Top Channel