Fullani dhe Golemi në hetim të lirë, çlirohen nga masat e arrestit

05/11/2014 00:00

Pa mbushur as një muaj në arrest shtëpie, ish-Guvernatori i Bankës së
Shqipërise Ardian Fullani vendoset në pozita akoma më lehta nga Gjykata e
Lartë. Si person nën hetim ish-guvernatori në bazë të vendimit të
Kolegjit Penal, do të ndiqet në gjendje të lire penalisht, me masën
‘detyrim paraqitje’, të hënën e çdo jave.

Kjo mase duhet te zbatohet prej ish-funksionarit te larte te sistemit financiar ne vend, duke u paraqitur para prokurorise se Tiranes.

Prokurori i Prokurorise se Pergjithshme, Madrid Kullolli nuk ja doli mbane te binde Gjykaten e Larte, se ku qendronte rrezikshmeria e Fullanit dhe aq me teper te argumentonte se perse ishte e nevojshme masa e arrestit ne mungese ndaj tij dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ndaj pyetjes se gjyqtarit Shkelzen Selimi, se ne çfare forme te fajit e ka shperdoruar detyren Fullani, prokurori reagoi me fjalët:  “refuzoj te pergjigjem”.

Avokatet e Fullanit thane se prokuroria eshte kontradiktore, kur nga njera ane shprehet se 15 te pandehur ‘kane shperdoruar detyren se nuk zbatuan aktet e nxjerra nga guvernatori Fullani’ dhe nga ana tjeter Fullanit i thote ‘pse nuk ka nxjerre urdhera’.

Në përfundim të procesit, avokati i Fullanit tha se do të kërkojë pafajësinë për të.

“Ne jemi në pritje të vazhdimit të procesit, të përballemi me drejtësinë deri në fundin e saj dhe kemi shpresën dhe bindjen që do të marrim atë çfarë na takon”, tha Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-guvernatorit.

Edhe ish-inspektorja e pergjithshme e Bankes se Shqiperise Elivar Golemi mori nga Gjykata e Larte masen ‘detyrim paraqitje’ dhe autoritetet u urdheruan ta lirojne menjehere ate. Avokatet thane se zonja Golemi nuk eshte thirrur asnjehere nga Keshilli Mbikëqyres per te raportuar dhe se ajo nuk paraqet rrezikshmeri shoqerore

“Gjykata mori një vendim, që korrigjoi gabimet e gjykatave më poshtë, sipas meje, dhe me të drejtë urdhëroi lirimin e Elivar Golemit, sepse masa e sigurimit ishte në papërshtatshmëri të dukshme lidhur me personalitetin dhe me rrezikshmërinë e saj”, tha avokati Fatos Shanaj.

Nderkohe me daten 20 nentor gjyqttari Martin Deda i Gjykates se Tiranes do te hape siparin e procesin penal ndaj 15 te pandehurve qe akuzohen per shperdorim detyre, pasi siç pretendon prokuroria me veprimet e mos veprimet e tyre ata i lehtesuan kushtet Ardian Bitrajt qe te vidhte 713 milione leke ne Departamentin e Thesarit

Top Channel