PD: Rama e Tahiri, përgjegjës për ngjarjen

04/11/2014 00:00

Partia Demokratike, me anë të deputetit të saj, Gent Strazimi, reagon
për ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku mbetën të vrarë katër persona pas
një konflikti në një lokal nate.

PD akuzon Kryeministrin, ministrin e Brendshëm dhe drejtues të Policisë së Shtetit, si përgjegjës për ngjarjen.

“Masakra tragjike me katër të vrarë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një nga rrugët më të ruajtura të Tiranes, më shumë se sa autorët ka përgjegjës drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e vendit.Sepse Kryeministri dhe banda e tij kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin, djalin e deputetes Xhuvani, që të lëvizë i lirshëm me armë  në brez, madje të krijojë edhe një bandë kriminale dhe ta ushtrojë aktivitetin me shantazhe, gjobvënie e vrasje në mes të Tiranës. Autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, i ndaluar nga Policia, është jo vetëm një vrasës serial, i pandëshkuar, por dukshëm me imunitet politik. 4 viktimat e sotme, djali i deputetes Xhuvani, i shkaktoi në bashkëpunim me krerët e Policisë, me Ministrin e Brendshëm dhe me Kryeministrin”, tha Strazimiri.

Top Channel