Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Autoritetet irakiane janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë pas një
vale të sulmeve me bomba ndaj pelegrinëve shiitë që i drejtohen qytetit
të Qerbelasë për kremtimet vjetore të Ashures.
Ekstremistët islamike sunite morën përgjegjësinë e episodeve të dhunës që shkaktuan 23 të vrarë në kryeqendrën e vendit, Bagdad. Militantët u mburrën se pavarësisht masave të rrepta të sigurisë, arritën t’i vënë në jetë sulmet e tyre kundër atij që e quajnë “aktiviteti më i madh i të pafeve”. Tre shpërthime të mëvonshme me bomba vranë edhe 10 persona të tjerë, përfshirë këtu 2 ushtarë.
Vëmendja e forcave të sigurisë është përqendruar tek rruga 100 kilometërshe nga Bagdadi drejt Qerbelasë, ku festivali i rëndësishëm fetar ka filluar.
Kremtimet e Ashures, që sot arrijnë kulmin, kujtojnë vdekjen në shekullin e 7-të të një figure të lartë të shiitëve, nipit të Profetit Muhamet, Husein moment ky i cili shënon edhe ndarjen e sektit shiiit dhe atij sunit.
Top Channel