Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Kriza në Ukrainë thellohet pas votimeve në Lindje të saj. Një rebel me profesion ish-elektriçist, Alexander Zakharcenko, fitoi lehtësisht zgjedhjet dhe shpallet kreu i “Republikes Popullore” të Donjeckut, ndërsa Igor Plotnisky u zgjodh kryetar në të vetëshpallurën “Republikë” e Luhanskut.
Por këto rezultate e kanë agravuar situatën dhe kanë rritur tensionet me qeverinë e Kievit. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko i vlerësoi ato si farsë, të kryera nën nënshtrimin e plotë të armatimeve dhe tankeve. Mirëpo Roman Lyagin, zyrtari separatist që shpalli rezultatin e zgjedhjeve, u shpreh:
“Këto vota shprehin vullnetin tonë. Kievi duhet të mësohet me idenë se pjesa lindore nuk i përket më asaj, por është një zonë autonome. Qeveria e tyre nuk duhet ta mohojë më këtë fakt”, tha rebeli rus.
Por, kontestimet duket se nuk kanë ardhur vetëm nga ukrainasit. Kievi dhe qeveritë perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thonë se zgjedhjet e shkelën në mënyrë absolute marrëveshjen e arritur mes Rusisë dhe Ukrainës në kryeqytetin bjellorus të Minskut.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, i cilësoi zgjedhjet si jolegjitime, si dhe pengesë për paqen mes vendeve. Gjithashtu edhe zëra të tjerë perëndimorë, duke i bërë vërejtje Vladimir Putinit, i kanë bërë thirrje atij që, së bashku me trupat pro-ruse, ta njohin unitetin e Ukrainës.
Mirëpo fjala e parë e Putinit për zgjedhjet e Donjeckut e Luhanskut pritet të vijë ditën e martë, gjatë një ceremonie zyrtare të organizuar në Moskë. Përfaqësues të Unionit Europian i mëshuan idesë se zhvillimet aktuale në Lindje të Ukrainës priten të sjellin sanksione të mëtejshme mbi Rusinë.
Top Channel