Anëtarët e Këshillit të RTSH-së, nis procesi i përzgjedhjes

03/11/2014 00:00

Komisioni i Medias dhe i Arsimit ka nisur punën për përzgjedhjen e anëtareve të Këshillit të Radiotelevizionit Shqiptar.

Edhe pse deputetet e opozites, vijojne bojkotin, nenkryetari i ketij komisioni Alfred Peza tha se mazhoranca do te shqyrtoje te 57 kandidaturat dhe do te perzgjedhe pese prej tyre, duke i lene pese vende vakante per opoziten.

Komisioni do te vijoje me shqyrtimin nje per nje te te gjitha kandidaturave qe jane propozuar ne komision. Zgjedhja e Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar do te pasohet me nisjen e procedures per pergjedhjen e drejtorit te RTSH-së.

Top Channel