Rusi, masa kundër krizës

02/11/2014 00:00

Banka Qendrore e Rusisë ka ngritur normën e saj të interesit, më shumë se sa ishte parashikuar, pasi po merr masa për të riforcuar ekonominë e saj të rënduar nga sanksionet e muajve të fundit.

Norma e saj kryesore u rrit nga 8 përqind në 9.5 përqind. Por, treguesit e fundit ekonomikë tregojnë se edhe rubla ka pësuar tronditje të mëdha në treg.

Megjithatë, Vladimir Putin është shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse situata do të rimëkëmbet shpejt.

Top Channel