Të arrestuarit dalin para gjykatave

01/11/2014 00:00

Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë
për 10 persona të arrestuar ditë e fundit me akuzën për vjedhje të
energjisë elektrike.

9 prej tyre jane lene ne arrest me burg, ndersa per nje futbollist te ekipit te ‘Vllaznise’, i cili kishte kryer lidhje te paligjshme eshte dhene masa e arrestit detyrim paraqitjeje.

Gjate aksionit te OSHEE-së dhe policise se Shkodres per lidhjet e kundraligjshme te energjise elektrike ne qytetin e Shkodres, perveç arrestimeve jane shpallur ne kerkim 7 persona te tjere.

Nderkohe gjate ketyre diteve eshte vene re dhe nje rritje e ndjeshme e arketimeve dhe lidhjeve te kontratave te reja  ne masen 40 %.

Edhe ne qytetine Korçes jane arrestuar 10 persona per vjedhje te energjise elektrike dhe nje person eshte shpallur ne kerkim. Kete shtune, Gjykata ka dhene masen e sigurise detyrim paraqitjeje per 4 persona te arrestuar per vjedhje te energjise elektrike, tre prej te cileve pronare te subjekteve private.

 

Top Channel