Basha i kujton Ramës zgjedhjet

01/11/2014 00:00

Edhe pse zgjedhjet lokale jane ende larg, kryetari i Bashkisë Lulzim
Basha ia ka kujtuar ato kryetarit të mazhorancës, Edi Rama duke i
përcjellë këtë mesazh.

“Që të ngjitesh është e vështirë, siç e dimë ne në këto vite, të arrinim standardet është e vështirë, të zbresësh është kollaj. Le ta mbajë mend këtë, përpara se të vijë rradhës tjetër për votimet”, tha Basha.

Duke iu referuar atyre problemeve qe opozita prej ditesh ngre me shqetesim dhe që lidhen me çmimin e dritave, prishjen e ndërtimeve, vendosjen e gjobave e te tjera, Basha ka theksuar se Qeveria nuk po meret me hallet e popullit, por po ua shton ato duke rritur varferine ne vend dhe per te cilat kujton serish voten e popullit.

“Ky është qëllim i ekzistencës së pushtetit, vendor apo qendror, t’jua bëjë jetën më të lehtë qytetarëve, t’jua bëjë jetën më të mirë qytetarëve, t’ju shërbejë qytetarëve, të rrisë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, sikundër shpreh bindjen që ata që e mendojnë pushtetin, si kalin që i kanë hipur dhe prej të cilit me arrogancë, arbitraritet nuk mendojnë si t’i lehtësojnë jetën qytetarëve, por si t’ua vështirësojnë jetën atyre, ata gabohen rëndë dhe kam bindjen që kur ndeshen me gjykimin popullor, me gjykimin qytetar, këtu në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë do ta marrin atë që meritojnë. Qytetarët nuk votojnë pushtetarë për t’i hipur kalit dhe për t’i dhunuar të drejtat, por votojnë zgjidhje për hallet dhe problemet që kanë”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë përuroi perfundimin e punimeve ne rrugen “Pasho Hysa”, ku u investuan rreh 66.7 milionë leke, duke nderhyre ne rrjetin e kanalizimeve, ndriçimin, asfaltimin e saj e te tjera. Perfundimi i kesaj rruge u shpreh Basha do te rrise vleren e pronave te banore, do t’i afroje ata me qytetin si dhe do te rrise cilesine e jetes se tyre.

Top Channel