Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital Gjate këtyre muajve të fundit të fushatës së tij të dhunës, Shteti
Islamik ka kapur me qindra gra e vajza. Shumë pak prej tyre kanë arritur
të shpëtojnë, e disa kanë treguar sesi përdhunohen prej militantëve të
ISIS-it, sesi janë shtrënguar në martesa të padëshiruara e një pjesë
janë kthyer në skllave seksuale.
Duke sjelle rastin e nje 15-vjeçare te komunitetit jazidi, te rrembyer ne Irakun verior, ‘Zeri i Amerikes’ tregon se adoleshenten e kane detyruar te martohej me luftetare te ndryshem. Vajza arriti t`i shpetonte ferrit te perjetuar pasi drogoi rrembyesit me substanca qe gjeti ne banesen ku e mbanin te burgosur.
Ajo rrefen se e kane shitur bashke me dy vajza te tjera, te cilat me vone i kane derguar ne Mosul. Disa prej grave apo vajzave te sekuestruara kane arritur t`i telefojne familjeve. Ne zerat e tyre lexohet deshperimi, thote “Zeri i Amerikes” duke cituar Baher Ali, anetar i fondacionit ndërkombëtar AMAR: “Lutjuni Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar ta bombardojnë këtë vend ku ndodhemi, thone ato. Duam të vdesim, sepse po jetojmë si të vdekura”.
Kohët e fundit organizata ‘Human Rights Watch’ publikoi një raport mbi martesat me detyrim dhe konvertimin fetar të jazidive nga ISIS. Nga ana tjeter edhe Universiteti i Virxhinias zhvilloi një konferencë mbi dhunën e ushtruar ndaj grave prej xhihadisteve. Sipas aktivisteve ne terren, abuzimet jane tronditese ndersa mbështetja per viktimat eshte e pamjaftueshme dhe as donatorët ndërkombëtarë nuk po mobilizohen me ndihma.
Top Channel