Falsifikonin diplomat e gjimnazit, 5 në pranga

31/10/2014 00:00

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë dhe Fier të akuzuar për falsifikimin e diplomave të shkollës së mesme.

Në pranga në Fier përfunduan Andrea Haxha, drejtor i një gjimnazi në Fier dhe Aleksa Troka, sekretare e gjimnazit, ndërsa në Tiranë në pranga përfunduan shtetasit Afeta Koka, Gramoz Sheshu dhe Arbër Pelo.

Pesë të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim përfitonin në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lëshimit të diplomave false të shkollës së mesme.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur nëse në skemën e falsifikimit të diplomave ka të përfshirë persona të tjerë.

Top Channel