Rama në Durrës: Imazh të ri për qendrën dhe hyrjen e qytetit

29/10/2014 00:00

13 milionë dollarë janë dhënë nga Qeveria për qytetin e Durrësit.
Projektet për rivitalizimin e qytetit bregdetar kanë nisur nga zonat më
problematike të tij, si ajo e njohur si “Plepat”.

Kjo zone prej 32 mije meter katror per vite me rradhe ka sherbyer per te hedhur mbeturina, te cilat do te pastrohen te gjitha, dhe zona do t`i nenshtrohet rindertimit sipas standarteve bashkekohore.

Projekti per rrugen e plazhit gjithashtu do ta shnderroje ate ne nje rruge urbane, me nje piste per bicikletat prej 7 km.
 
Perballja me zona te tera te kthyera ne gropa mbeturinash ishte edhe ajo ne Dalan, me nje siperfaqe prej 11 mije meter katror.

Projekti do ta rikthejë këtë hapësirë të shfrytëzueshme për qytetarët dhe në të do të mbillen 30 mije pemë dhe shkurre dekorative, si dhe do të vendoset ndriçim LED.

‘Keto projekte se bashku me projektin e rruges paralel me rrugen e Portit si dhe nderhyrjen ne sheshin ‘Iliria’, jane te shumepritura prej kohesh nga durrsaket’, vleresoi deputeti i zones Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkise Vangjush Dako.

Perpara qytetarëve të mbledhur në qendër të Durrësit, kryeministri Rama  deklaroi se Qeveria e tij po investon per Durresin aq sa nuk eshte investuar ne 20 vjet se bashku, duke paralajmeruar nje faze te dyte te nderhyrjes ne kete qytet.

“Me fazën e dytë që çelet pas pak javësh, me një numër si asnjëherë më parë në një zonë informale, kantieresh për urbanizimin e Durrësit të ri, apo siç e quani ju të ish-kënetës së Durrësit. Të gjitha këto projekte janë një premisë e jashtëzakonshme për një transformim rrënjësor. Dhe transformimi rrënjësor që ne kemi premtuar ka nisur”, tha Rama.

Synimi eshte tha Kryeministri te kthejme Durresin ne nje qytet te turizmit intensiv. Jashte vemendjes se tij nuk mbeti aksioni i nisur per t`i dhene fund vjedhjes se energjise elektrike, te cilin ai e ka pare ne nje tjeter kendveshtrim, ate te rritjes se investimeve.

“Të gjithë të bëjmë cfarë mundemi për të nxitur këdo që kemi rrotull nesh për t’i dhënë fund epokës së vjedhjes së vetvetes përmes vjedhjes së energjisë elektrike. Sa më shumë ne të nxitojmë në këtë drejtim, aq më shumë do t’i japim vetes mundësi për të bërë investime që janë bërë të pamundura për vite me rradhë, pikërisht sepse paratë janë tretur në gropën e zezë të hajdutërisë së energjisë elektrike”, tha Rama.

Top Channel