Një raketë e NASA-s shpërthen në hapësirë

29/10/2014 00:00

Një raketë pa pilot e NASA-s ka shpërthyer pasditen e së martës përgjatë brigjeve lindore të Virxhinias, duke shkaktuar një lëmsh të madh të zjarrtë në hapësirë, por pa shkaktuar viktima.

Sipas NASA-s, raketa “Antares” dhe anija kozmike transportuese “Cygnus” u lëshuan në fluturim rreth orës 18:22 nga mjediset e “Ëallops Flight” në brigjet e oqeanit Atlantik. Ajo ishte parashikuar të dërgonte një sasi të konsiderueshme pajisjesh eksperimentale në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

“Pati një dështim që në nisje”, tha zëdhënësi i NASA-s, Jay Bolden. “Deri më tani nuk ka informacione për humbje jetësh. Ka pasur dëmtime të konsiderueshme të mjeteve transportuese, por kontrollorët e këtij misioni po përpiqen të zbulojnë se çfarë nuk shkoi si duhej”.

Lëshimi i tyre ishte parashikuar për të hënën, por u shty “për shkak të një game të gjërë objektesh që binin drejt Tokës, mund ta kishin penguar atë gjatë fluturimit”, bën të ditur NASA.

Edhe përpara lëshimit të tyre këtë të martë, agjencia e hapësirës kishte raportuar një mot “100% të favorshëm” dhe “asnjë shqetësim teknik në lidhje me funksionimin e raketës apo anijes kozmike”.

Top Channel