Virusi i Ebolas është rezistent

28/10/2014 00:00

Numri i rasteve te infektimit nga Ebola mberriti fundjavën e kaluar në
më shumë se 10.000, pavarësisht përpjekjeve për frenimin e përhapjes se
saj.

Ndersa eshte tipike per disa viruse te shuhen brenda disa oresh qendrimi ne nje siperfaqe te caktuar, me ebolen nuk ndodh keshtu. Shkencetaret zbuluan se virusi vdekjeprures ka aftesine te mbijetoje per me shume se 7 jave ne temperatura jo te larta.

Rezistencen me te larte e kishte tek xhami dhe plastika. Qendra per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve ka publikuar nje raport ne lidhje me kete zbulim dhe cdo gje tjeter qe duhet te dihet aktualisht per epidemine e rrezikshme.

Aty sqarohet edhe nje here se ebola nuk merret nerpemjet ajrit, ujit apo ushqimeve por vetem nga lengjet trupore, e kjo ndodh qe nga momenti kur personi i prekur nis e shfaq simptomat e semundjes.

Shenjat e para perfshijne temperaturen e larte, dhimbje te forta koke, dhimbje muskujsh, te vjella, dhimbje stomaku e hemoragji te pashpjegueshme. e teksa ne amerike kontrollohet rreptesisht cdo i mberritur nga vendet me te prekura te Afrikes Perendimore, Australia kaloi ne veprime edhe me drastike duke ndaluar krejtesisht procesin e vizave humanitare e te emigracionet per shtetet ne fjale.

“Qeveria do te ndermarre kontrolle te rrepta per te gjithe hyrjet e personave ne Australi qe lidhen me programin tone te emigracionit nga Afrika Perendimore. Masa te tilla perfshijne edhe pezullimin e perkohshem te ketij programi dhe atij humanitar per vendet e goditura me rende nga ebola, cka do te thote se nuk do te marrim ne shqyrtim asnje aplikim prej shteteve ne fjale”, tha Scott Morrison, minister i Emigracionit në Australi.

Ebola, e zbuluar per here te pare ne 1976-ten, pati nje shperthim epidemik marsin e ketij viti e deri tani ka marre 5.000 jete njerezish, shumica ne afriken perendimore. qeveria australiane ka kontribuar me 16 milione dollare ne luften kunder semundjes, por eshte kritikuar nga disa grupe mjekesore dhe ligjvenes te opozites per shkak se nuk ka derguar ekipe ekspertesh ne rajonet e prekura prej virusit.

Top Channel