Pyetjet që rrethojnë tragjedinë me mbi 40 viktima në Zvicër, policia nis hetim ndaj pronarëve të barit, zbardhen akuzat Kompania farmaceutike zvicerane ‘GlaxoSmithKline’ në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë thanë se kanë arritur të prodhojnë vaksinën e duhur kundër virusit të Ebolas.
Qendra e testimit të prodhimit të ilaçeve në Zvicër pohoi se efekti i vaksinës do të provohet fillimisht tek stafi mjekësor që punon si vullnetar në Afrikën Perëndimore prej ku Ebola ka edhe epiqendrën. Këta vullnetarë, shumica e të cilëve janë studentë mjekësie, do të monitorohen për 6 muaj për të konstatuar nëse ilaçi do e ketë dhënë efektin e tij për imunitet ndaj virusit të rrezikshëm.
Verdikti për këtë vaksinë do të jepet nga Spitali i Luzanës me suportin e madh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Por, ky nuk është produkti i parë zyrtar i pranuar nga OBSH-ja që do të testohet për kurimin e Ebolas. Vaksina me emrin GSK tani po kalon procedurat e testimit në Britani, Shtetet e Bashkuara dhe Mali duke u kthyer kështu në një nga dy kandidatët kryesorë për luftën ndaj Ebolas.
Rezultatet duhet të jenë të sigurta dhe prandaj përfshijnë shumë procedura për t’i dhënë hulumtimeve shkencore efikasitetin e duhur.
Top Channel