Protestë e studentëve të Inxhinierisë

24/10/2014 00:00

Studentët e Inxhinierisë kanë protestuar mëngjesin e së premtes para godinës së fakultetit, duke bllokuar përkohësisht edhe hyrjen e saj.

Mësohet se studentët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj tarifës së dyfishuar për procesin e masterit, të cilën e cilësojnë të papranueshme.

Ndërkohë, një grup tjetër studentësh kanë protestuar në të njëjtin fakultet për kriterin e mesatares për hyrjen në programin e masterit.

Protestat vijnë pak ditë nga hapja e sezonit të ri akademik në vend, me autoritetet që paralajmëruan kalimin e universiteteve, publike e private, nën kontrollin e agjencisë ndërkombëtare “Enka”, e cila do të vlerësojë kriteret dhe në fund do të bëjë renditjen e universiteteve.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se projektligji i ri për arsimin e lartë do të kërkojë që diploma e çdo studenti të jetë e merituar.

Në fund të këtij viti, pas kryerjes së akreditimit, pritet që të ketë penalizime të mëtejshme për universitetet private dhe publike, që nuk plotësojnë kriteret e cilësisë.

FOTO GALERI
1/4
Protestë e studentëve të Inxhinierisë

Top Channel