Nicki Minaj fle gjumë gjatë intervistës

23/10/2014 00:00

Më në fund e kuptuam se ku e gjen energjinë që shfaq në skenë këngëtarja Nicki Minaj: ajo fle kudo.

Mësohet se gjatë një interviste me revistën ‘GQ’, Nickin e ka zënë gjumi plot KATËR herë.

Reporterja Taffy Brodessor-Akner shkroi: “Nuk është se ra në gjumë të thellë, por i këputej koka herë pas here. Sytë i mbylleshin dhe i qëndronin mbyllur më shumë seç duhej.”

Në intervistë, këngëtarja nuk foli aspak për të pasmet e saj të famshme: “Nuk e di se çfarë ka për të folur…”

Top Channel