ISIS, sulmet ajrore të SHBA-ve, 521 terroristë të vdekur

23/10/2014 00:00

Sulmet ajrore të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara kanë vrarë plot 521 luftëtarë të grupeve terroriste dhe 32 civilë gjatë fushatës gati njëmujore në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga grupi monitorues që ndjek dhunën e përshkallëzuar në luftë civile në Siri prej gati 3 vitesh tashmë, gjatë ditës së enjte.

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se shumica e të vdekurve, 464, ishin militantë të Shtetit Islamik, një nëndegë e al-Qaedas që ka zaptuar pjesë të tëra në Siri dhe në Irak.

Sulmet kanë vrarë gjithashtu edhe 57 anëtarë të grupit të lidhur me al-Qaedan, Fronti al-Nusra, ndërkaq 6 prej civilëve kanë qenë fëmijë dhe 5 janë gra, bën të ditur OSDNJ.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ajrore në Irak kundër Shtetit Islamik që prej Korrikut, ndërsa në Siri prej Shtatorit, kjo pasi mori edhe mbështetjen e vendeve aleate arabe. Britania dhe Franca kanë goditur gjithashtu objektiva të Shtetit Islamik në Irak. Uashingtoni i ka justifikuar veprimet e saj në Siri me artikullin 51 të Statutit të OKB-së, që dikton të drejtën individuale apo kolektive të vetëmbrojtjes ndaj sulmeve të armatosura.

Top Channel