Harper: Do të rrisim përpjekjet antiterror

23/10/2014 00:00

Një ditë pas incidentit të dhunshme në parlament, Kanadaja deklaron se nuk i druhet sulmeve e nuk do të frikesohet prej tyre.

Dy ngjarjet e pazakonta per vendin e qete kane vene ne levizje autoritetet e sigurise, ndersa niveli i rrezikut u ngrit nga i vogel ne te mesem.

Kryeministri kanadez Stephen Harper e pershkroi agresorin e episodit te fundit si terrorist e premtoi dyfishim te perpjekjeve antiterror.

Sa per personin qe goditi qellimisht me makine dy ushtare te henen, ate kreu i ekzekutivit kanadez e cilesoi nje komplotist te frymezuar nga grupi militant ISIS.

“Ne nuk do te frikesohemi nga keto ngjarje. Kanadaja nuk ka per t`u frikesuar kurre. ne fakt, kjo do te na shtyje t`i shtojme perpjekjet tona dhe hedhjen e çdo hapi te nevojshem per te identifikuar e asgjesuar kercenimet qe i kanosen vendit, ne menyre qe ai te jete perhere i sigurte”, tha Harper.

Edhe pse kembenguli se per agresoret nuk do te kete asnje parajse te sigurte ne Kanada, Harper e pranoi se sulmet ishin tregues i faktit qe vendi nuk eshte i imunizuar prej akteve terroriste.

Ne momentin e incidentit ne parlament, Kryeministri ndodhej brenda godines ne nje takim me ligjvenes, por u evakua shume shpejt. Personi qe hapi zjarr duke vrare ushtarin qe bente roje nderi perpara memorialit te luftes, eshte identifikuar si Michael Zehaf-Bibeau. 32-vjecari ishte cilesuar nga autoritetet e sigurise si udhetar me rrezik, e per shkak te dyshimeve per simpatizim te xhihadisteve, atij i ishte marre edhe pasaporta.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest njoftoi se zyrtarët amerikanë kanë dhënë urdhër që t’u ofrohet ndihmë homologëve kanadezë, ndërkohë që mblidhen të dhëna të reja për incidentin. Vete presidenti Obama i telefonoi kryeministrit kanadez per t`i ripohuar miqesine e ngushte mes dy vendeve ndersa denoi ashper sulmet tronditese te ketyre diteve.

Top Channel